Ky fotosesion është më ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim deri tani, shkruan KultPlus.
Era Istrefi, tashmë një emër i njohur jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, po vazhdon dita ditës të shënojë suksese të radhës.
Deri para pak ditë ajo ishte në Prishtinë, por tashmë ka udhëtuar drejt Los Angeles për fotosesionin e radhës për revistën e famshme amerikane ‘Nylon Magazine’.
Por, ky fotosesion do të jetë ende më i veçantë, pasi pjesë e tij do të bëhen edhe fansat e Erës, të cilët ajo i ka ftuar para pak ditë përmes rrjeteve sociale.
Për më shumë shihni fotot nga shesh xhirimi, të cilat Era i postoj në snapchatt./KultPlus.com