ShowBiz

Era Istrefi gjithandej pas Arbana Osmanit (Foto)

Ajo tashmë është bërë këngëtare me famë ndërkombëtare.

Era Istrefi dhe ‘Bon bon’ dëgjohen ngado, në të gjithë botën. Këtë e pohon edhe moderatorja dhe gazetarja e njohur Arbana Osmani. Me ‘Dua të të bëj të lumtur’ ajo udhëton në shumë vende të botës por kënga e Erës dëgjohet ngado, në Romë, Paris, Mynih, Greqi, në aeroport..

Ajo ndihet shumë krenare që këngën dhe këngëtaren shqiptare nga Kosova e dëgjon e gjithë bota. “Gjate ketij muaji me ka rastisur ta degjoj Bon Bon tek nje superclub ne Greqi, ne nje fashion department store ne Rome, ne aeroportin e Mynihut dhe ne nje radio rruges nga Parisi ne aeroport. Jam krenare për ty Era. Te dua”, shkruan moderatoja e njohur e ‘Top-it’ krahas një fotoje të postuar në Instagram.