Arsim & Kulturë

Eqrem Basha merr çmimin “Azem Shkreli”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një ceremonie ka ndarë Çmimin për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimeve të tjera vjetore për letërsi.

Çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” e mori Eqrem Basha.

Ndërsa çmimin vjetor letrar për kritikë/ese “Ibrahim Rugova” iu dha Gëzim Aliut për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 1990, retorika e tekstit dhe narracioni”, IAP Prishtinë 2016./Ekonomia Online