Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka thënë për KosovaPress se epiqendra e tërmetit ishte në Mal të Zi, afër kufirit me Kosovën.
“Tërmeti që ndodhi sot diku rreth 30 kilometra nga kufiri me Kosovën, në Mal të Zi ka qenë 5.2 i Shkallës së Rihterit”. Ky tërmet është ndier edhe në të gjitha qytetet e Kosovës”, tha Mustafa për KosovaPress.
Tërmeti ka ndodhur në orën 11:47 dhe për pak sekonda kanë vazhduar lëkundjet edhe në kryeqytet./KosovaPress/





















