Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj do të takohet sot me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault
Takimi i dy ministrave do të mbahet në Paris.
Nuk dihet nëse ministri Enver Hoxhaj do të bisedojë me homologun e tij për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt, mirëpo në faqen e Ministrisë së Jashtme të Francës, thuhet takimi do të zhvillohet në ora 17:00, transmeton Gazeta Express.
