Aktuale

Entuziazmohet Bajram Gecaj nga Aposotolva: Ja çka shkruan në Facebook!

Pas deklaratave të shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, se politikanët kosovar nuk duhet të mbajnë peng liberalizimin e vizave dhe sa më parë duhet ta miratojnë demarkacionin, ka reaguar edhe Bajram Gecaj.

Ai i entuziazmuar ka postuar në facebook këtë deklaratë të Apostolaves dhe ka bërë thirrje që politikanët mos t’i marrin në qafë qytetarët, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Nataliya Apostolova: “Ne insistojmë që Kosova t’i përmbushë edhe dy kritere. Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizim, ata duhet të miratojnë demarkacionin dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. I inkurajoj politikanët ta gjejnë konsensusin për t’i përmbushur edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim”.

MOS TI MARRIM NË QAFË QYTETARËT PËR INTERESA POLITIKE!