Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje solemne për nder të kongresmenit amerikan Eliot Engel.
E kryeministri Haradinaj me këtë rast i dorëzojë kongresmenit Engel, një plaketë të argjentë, të bërë nga Posta e Kosovës, me vulë dhe fotografi të tij, në shenjë nderimi për atë që Engel ka bërë për Kosovën, në të gjitha etapat e saj.
“Duke falënderuar dhe njëherë kongresmenin Engel për angazhimin e tij për Kosovën e lirë, demokratike e të pavarur, e që u vërtetua dhe me përkrahjen dje për një proces zgjedhor, demokratik e të lirë. Po ashtu më duhet me thanë sot se kam nderin me i dorëzuar simbolikisht plaketen e argjentë, plaketë e cila ka të bëjë me një vulë, e vendosur nga Posta e Kosovës, vulë e cila i dedikohet kongresmenit, me të cilën posta e nderon kongresmenin, por jo vetëm posta dhe Qeveria dhe institucionet e vendit”, tha ai. .
Ndërsa tha se ajo që e karakterizon këtë Qeveri, është një punë ë përafërt me ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve mes popullit të Kosovës dhe SHBA-ve.
Thellim ky i cili sipas tij është i një miqësie, që është e veçantë dhe që buron nga kohërat e vështira të popullit tonë.
E kongresmeni amerikan Eliot Engel i tha Haradinajt se po bënë një punë të shkëlqyer dhe se ndihet mirë për progresin e arritur në Kosovë.
“Kryeministër jeni mik i imi dhe e di që do të bëni një punë të shkëlqyer si kryeministër. Kosova po ndërton një shoqëri multietnike dhe mendoj që ky vend do të bëjë diçka që asnjë vend tjetër se ka bërë akoma…Me bënë të ndjehem mirë se keni arritur shumë progres për të ardhur të ulemi këtu, për mua është si një ëndërr e bërë realitet”, tha ai.
Engel po ashtu tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e tij dhe të SHBA-ve. Ndërsa theksoi se një ditë do të kremtojnë edhe hyrjen e Kosovës në BE dhe NATO.
“Me kalimin e viteve, kam parë se ky vend po bëhet më i fuqishëm, sa i përket zotimeve të saj për liri dhe demokraci. Unë e di që një ditë do të kremtojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe BE, dhe ky është synimi që ne kemi për të ardhmen. z. kryeministër faleminderit është koha e duhur, jeni njerëzit e duhur në kohen e duhur. Gjithmonë mund të llogarisni në mua si një mik i juaji, gjithmonë do të keni mbështetjen time”, tha ai.
E Haradinaj kërkoi nga ai që t’i ndihmojë Kosovës dhe në disa çështje të hapura.
“Mos përmbyllja e dialogut me Serbinë, mos marrja e njohjeve të mbetura nga vendet e BE së dhe mos arritja jonë si anëtarë i OKB-së, i nxjerr Kosovës pengesa të mëdha në zhvillimin e brendshëm. Edhe pse ne jemi shoqëri e përcaktuar eurotlantike, dhe atë me bindje edhe vizion, hasim në vështirësi më shumë se vendet e rajonit. Edhe qytetarët e Kosovës nuk janë të lirë me qarkullu lirshëm. P.sh kemi regjim të vizave nga BE , që është i vështirë për qytetarët e Kosovës. Andaj ne e shfrytëzojmë këtë mundësi që e kemi sot me iu lut si mik dhe si njeri që gëzon autoritet të madh në Ëashington që të bashkohemi dhe njëherë, sikur në etapa më të rëndësishme të Kosovës, Ëashingtoni dhe të mund të përmbyllim çeshtjet e mbetura të hapura për Kosovën. Ne mendojmë se pa ndihmën tuaj direkt është vështirë më i mbyll çështjet e mbetura të hapura nga 1999 për Kosovën. Ato që s’janë mbyll en de. Iu lusim dhe kërkojmë ndihmën e juaj në emër të qeverisë së Kosovës, në emër të popullit. Po ashtu iu garantojmë se këtë ndihmë do ta nderojmë duke e zhvilluar demokraci të mirëfilltë në Kosovë”, tha ai.
Kongresmeni amerikan Eliot Engel ia dhuroi Haradinajt flamurin e ShBA-ve, i cili ka valuar në ndërtesën e kongresit më 4 korrik në ditën e Amerikës, me kërkesë të Eliot Engel për nder të Ramush Haradinaj.
E Haradinaj e quajti këtë një gjest të madh të mikut të tij, të cilin tha do ta mbajë me nder.
Engel foli dhe për zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë, për të cilat tha se kanë qenë të mrekullueshme dhe se ky vend ka bërë gjithë ato përparime.
Ndërsa i pyetur rreth kërkesës së Haradinajt për përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë, ai tha se do të loboj që Amerika të ketë një përfshirje të sigurtë në ballkan dhe Kosovë.
“Kryeministri më ka thënë shumë herë, se gjithmonë ndjehet më mirë kur SHBA-të janë të përfshira dhe unë ndjehem ashtu tua them të vërteten. Prandaj e kemi një Qeveri të re në SHBA e që ende nuk e ka bërë vitin, e janë duke i zgjidhur disa çështje të tyre, por kur të kthehem nga ky udhëtim, do të përpiqem të sigurohem që Amerika ta ketë një përfshirje të sigurte në Ballkan dhe në Kosovë.. ato takime janë të rëndësishme,. duhet të kemi një afat kohor, në mënyrë që ky vend të ec për të hyrë më BE dhe NATO, duhet të arrihet përparim. Mendoj që SHBA kanë një zë që është më i madh, më i zëshëm dhe do të bëjë krejt çka mundem t’i shtyjë këto gjëra sepse është e duhura dhe e drejta”, tha ai.
Ndërkaq i pyetur se a kanë biseduar me Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, ai tha se është kundër mbajtjes peng të Kosovës, për shkak të kësaj çështje, por se kjo çështje duhet të zgjidhet.
“Mendoj se demarkacioni është i çështje e rëndësishme dhe është një prej çështjeve që duhet të zgjidhet. Sa më shpejtë që zgjidhet, aq më mirë do të jetë. Është çështje nuk është e vetmja ka dhe shumë e shumë çështje të tjera. Jam kundër mbajtjes peng të Kosovës, për shkak të kësaj çështje. Megjithatë është çështje që duhet të zgjidhet”, tha ai./KP/