Policia e rajonit të Pejës ende nuk ka të dyshuar për incidentin e ndodhur pas mesnate në qendër të Pejës, ku mbrëmë në një lokal shpërtheu një granat dore.
Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Pejës, Xhevdet Ibra, i cili tha se Policia e Kosovës menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, duke e informuar edhe Prokurorin e shtetit por për fat të keq ende nuk ka asnjë të arrestuar madje, as të dyshuar.
Incidenti i mbrëmshëm kishte ndodhur në qendrën e Pejës në lokalin e quajtur “ Bashqe”, ku mbeten dy të lënduar, ku njeri nga ta tash më është jashtë rrezikut për jetë dhe është liruar për në shtëpi, kurse, tjetri ende është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Lidhur me gjendjen e këtij të fundit, KosovaPress ka tentuar të marrë informacione në QKUK, por dy zyrtarët për informim nuk janë përgjigjur./KP