Kënga e re e Mozzik po pëlqehet shumë
Reperi Mozzik në orët e para të ditës së djeshme, ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Lass Mal”, mban titullin projekti i ri i Mozzik, të cilin e kishte paralajmëruar javë më parë dhe e solli të shoqëruar edhe me videoklip.
Kënga erdhi në gjuhën gjermane për tregun e huaj dhe po pritet shumë mirë, duke marrë mbi 1 milion klikime në YouTube.
Këtij suksesi padyshim që i është gëzuar shumë vet autori i këngës, i cili ka falënderuar fansat për mbështetjen. /Lajmi.net/