ShowBiz

Enca shndërrohet në biondinë (Foto)

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia është një ndër këngëtaret që i pëlqen të luaj me pamjen e saj dhe asnjëherë të mos qëndroj njëjtë.

“Bow Down”, titullohet kënga e cila është shndërruar në hit për një kohë shumë të shkurtër, njofton KosovaPress.

Enca së fundmi ka publikuar një fotografi në të cilën shihet me flokët bionde, ngjyrë kjo e cila e bën atë të duket mjaft bukur.