Ka shumë artistë që tashmë kanë pushtuar skenën muzikore botërore dhe kjo mbetet synim edhe për shumë të tjerë të cilët po mundohen të depërtojnë, ku njëra prej tyre është edhe këngëtarja Enca Haxhia.
Enca së fundmi ka publikuar këngën “Love On My Body”, në gjuhën angleze, ku në klipin e kësaj kënge duket më tërheqëse se asnjëherë më parë, njofton KosovaPress.
Ka kohë që ajo po paralajmëron publikimin e kësaj kënge përmes së cilës synon që të fillojë të njihet edhe në tregun botëror.