Enca Haxhia është emër shumë i lakuar në mediet rozë.
Këngëtarja është e njohur për paraqitjet e saj provokuese, duke mos e pasur fare problem ekspozimin e linjave trupore, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Enca ka publikuar projektin e saj të shumëpritur “Dua”, këngë të cilën e shoqëroi me videoklip.
Pikërisht videoja e kësaj kënge është komentuar shumë për skenat e nxehta mes këngëtares dhe modelit portugez, Pierluigi Fracassi.
Enca vazhdon ende të sjell imazhe nga xhirimi i klipit, ku shfaqet përkrah modelit seksi, ndërsa në atë të fundit ka bërë një gjest të pahijshëm duke treguar gishtin e mesit. /Lajmi.net/