ShowBiz

Enca në krahët e reperit kosovar, takohen pas disa vitesh (Foto/Video)

Shumica mund të mos e kujtojnë, por Enca në fillim të karrierës ka pasur një bashkëpunim me një reper kosovar.

Bëhet fjalë për reperin nga Gjilani, B Genius, me të cilin Enca në vitin 2014 solli bashkëpunimin “Baby Girl & Gangsta Boo”, shkruan lajmi.net.

Pas më shumë se dy vitesh, sot kur Enca është shumë e famshme, ata takohen përsëri. Këngëtarja mbrëmë kishte koncert në Gjilan dhe aty takoi edhe mikun e saj të vjetër B-Genius.

Ky takim nuk do të kishte kuptim pa një fotografi të përbashkët të dyshes, të cilën e ka publikuar reperi në faqen e tij duke shkruar “Last night in Gilan / BabyGirl & GangstaBoo Enca”.

Kënga është publikuar në kohën kur Enca nuk ishte kaq e famshme sa është sot, gjegjësisht me 1 janar të 2014-tës. Ky projekt gjendet në kanalin e Encës vetëm me tekst./Lajmi.net.

enca1

https://youtu.be/WRPvSAEshvg