Këngëtarja Enca Haxhiu së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve, pas prishjes së raporteve me tashmë ish-menaxherin e saj.
Përmes rrjeteve sociale, Kastriot Berisha kishte akuzuar Encën se kishte bërë padrejtësi dhe mashtrime pas shpinës, andaj ka shkëputur çdo marrëdhënie pune me të, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, Enca nuk i ka kushtuar shumë vëmendje këtyre akuzave dhe ka vazhduar të shpalosë nga pak rreth projektit të ri.
Ndërsa, në postimin e fundit ajo ka shkruar disa fjalë të cilat duket se janë dedikim për ish-menaxherin e saj.
“Jam e mirë, e dashur dhe e kujdesshme. Por, gjithashtu nuk pranoj të duroj gjepurat e askujt”, ka shkurar këngëtarja. /Lajmi.net/