Janë dy prej artistëve më të suksesshëm shqiptar.Enca Haxhia dhe Noizy kishin realizuar një këngë shumë të suksesshme dy vite më parë, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për “Bow Down”, këngë e cila u lansuar në vitin 2016, dhe sot përmes rrjeteve sociale Enca ka njoftuar se ka shënuar një sukses të ri.Kënga ka arritur shifrën prej 100 milionë klikimesh në kanalin YouTube dhe ende vazhdon të dëgjohet edhe pse kanë kaluar vite.Ndërsa, “Dua” titullohet projekti i ri i paralajmëruar nga Enca.