Aktuale

Emocionuese: Ramushi i takon fëmijët pas tre muajve

Liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn sot e kanë vizituar fëmijët e tij dhe bashkëshortja në Francë.

Në një foto e cila po qarkullon në ‘Facebook’, shihen fëmijët e Haradinajt dhe bashkëshortja e tij, Anita.

Haradinajt i është pamundësuar kthimi në Kosovë tash e tre muaj. Atë gjatë gjithë kohës e kanë vizituar personalitete publike dhe qytetarë të shumtë.

Seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet më 6 prill. Ndërsa vendimi përfundimtar për ish komandantin e UCK-së për rajonin e Dukagjinit pritet të merret kah mesi i muajit prill./Indeksonline/