Një prej policëve në stacionin policor ka derdhur lot gjatë protestës që është duke u mbajtur në Drenas.
Protesta në Drenas kundër abuzimit seksual të 16 vjeçares ka sjellë emocione të forta edhe tek pjestarët e policisë.
Një prej policëve që është duke u përkujdesur për sigurinë gjatë protestës ka filluar të qajë para protestuesve, transmeton lajmi.net nga vendi i ngjarjes.
Një nga policët më të moshuar është emocionuar shumë gjatë thirrjeve të protestuesve sa që i rrodhën lotët.
Ai ka gjetur mbështetjen e disa prej protestuesve që e kanë përqafuar pas lotëve të tij. /Lajmi.net/