Kuriozitete

Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë shkuarjen në Mars

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka angazhuar arkitektin e njohur botëror Bjakre Ingels, detyrë e të cilit do të jetë projektimi i prototipit që do të vendoset në shkretëtirë, transmeton KosovaPress.

Kumtesa vjen vetëm disa ditë para se Elon Musk njoftoi se me ndihmën e motorëve raketorë planifikon që deri në vitin 2024 të dërgojë njerëz në planetin e kuq.

Emiratet planifikojnë që deri në vitin 2117 të ndërtojnë një mini qytet në Mars.

Kryeministri i këtij vendi, Muhamed bin Rashid Al Maktum, ka bërë përmes Twitter, se projekti “Marsi 2117” planifikohet të përfshijë një numër të madh shkencëtarësh nga e gjithë bota.

Projekti në vlerë 140 milionë dollarë, do të vendoset në 170 mijë metra katrorë dhe do të paraqesë “modelin real të simulimit të jetës në sipërfaqen e Marsit”.