Aktuale

Emini: Mungesa e konsensusit rrezikon proceset integruese të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka thënë se mungesa e konsensusit nacional në raport me agjendën evropiane mund t’i dëmtojë proceset integruese të Kosovës.

Ajo ka bërë thirrje të ketë mirëkuptim në mes të pozitës dhe opozitës sa i përket agjendës evropiane.

Deputetja Emini ka thënë për “Epokën e re” se, pavarësisht dallimeve që mund të jenë në raport me shumë aspekte të tjera politike si pozitë dhe opozitë, për agjendën evropiane duhet gjetur forcë që këto dallime të tejkalohen.

Ajo e ka ftuar opozitën të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Emini shpreson se nëse përmbushen kërkesat e parashtruara nga Bashkimi Evropian, më së largu në fund të vitit do të hiqen vizat për shtetasit e Kosovës.