Reperi i famshëm ka mbledhur dy milionë euro për viktimat e sulmit terrorist në Mançester.
Duke iu falënderuar reperit amerikan Eminem (44) janë grumbulluar më shumë se dy milionë euro për viktimat e 22 majit, pas koncertit të këngëtares Ariana Grande, transmeton KosovaPress.
Ai përmes llogarisë së tij Twitter ka kërkuar ndihmë nga të gjithë njerëzit që dëshirojnë të ndihmojnë viktimat e sulmit në Mançester dhe familjet e tyre.





















