Modelja e njohur Emina Cunmulaj duket se është bërë disi nostalgjike për jetesën e saj me prindërit.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën ka treguar sesi kanë jetuar së bashku.
“Këtu prindërit e mi kanë jetuar për 10 vjet, kjo shtëpi do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën time. Ulesha tek ky ballkon dhe pija kafe turke me nënën time. Kujtime të dhimbshme dhe shumë të bukura me nënën time në këtë shtëpi”,-përfundon Emina.
Aktualisht ajo është e martuar dhe në pritje të fëmijës së saj të dytë me biznesmenin Sam Nazarian.