Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi shumë domethënëse me rastin e ditëlindjes së parë të vajzës së saj, Ella Faria.
Modelja ka postuar 3 fotografi, duke kujtuar momentet e para pas lindjes së vajzës. Ajo gjithashtu ka zgjedhur edhe përshkrime shumë interesante të fotove për t’i ndarë me fansat, shkruan KosovaPress.
“Nuk e din se çka asht uladi det çi te bahesh nanë vet. Fjalet nga nana ime para shume viteve, tash e di çka asht dashnia e perjetshme e pa kufishme, ahhh si te ishe edhe ti ktu mami me pa Ellen”, kanë qenë disa nga fjalët e modeles.
32 vjeçarja ka shkruar se ndjehet shumë e bekuar me prezencën e vajzës dhe se ka qenë një vit i mrekullueshëm. Emina ndër të tjera ka treguar se ndjehet e bekuar që është nëna e Ellës dhe që e duan shumë.
Modelja shpesh herë poston fotografi duke ushtruar dhe tashmë është në formën e saj më të mirë.
