ShowBiz

Emina Cunmulaj dhe Elia Zaharia bashkojnë forcat për të ndihmuar fëmijët shqiptarë në nevojë

Modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj, është e njohur për filantropizmin që e karakterizon. Bukuroshja nuk heziton të japë një dorë kudo që ajo mund të kontribuojë për një botë më të mirë dhe të barabartë.

Së fundmi ajo i është bashkuar një nisme të re në Shqipëri, e cila ka për qëllim të ndihmojë fëmijët në nevojë atje.

Nismës #tijenjeluledielli, bashkë me shumë persona me angazhim publik i është bashkuar edhe princesha Elia Zaharia.

Për këtë iniciativë ka njoftuar modelja Çunmulaj përmes rrjetit social Instagram, e cila është shprehur mjaft e lumtur që i është dhënë rasti të kontribuojë.

“Unë dhe Elia Zaharia ndihemi të lumtura që iu bashkuam projektit #tijenjeluledielli’, ka shkruar Emina në Instagram, derisa ka publikuar edhe një fotografi me  vajzën e saj./KosovaPress/