Emily Ratajkowski paraqiti koleksionin e saj të ri në topless.
Ylli i ‘Blurred Lines’ ka regjistruar një fushatë reklamuese për një koleksion të ri të rrobave të banjës, transmeton KosovaPress.
Karriera e saj filloi pasi u paraqit në spotin e këngëtarit Robin Thick, në vitin 2013.
Emily Ratajkowski (26) tregoi edhe një herë se nuk ka problem të xhirojë nudo për koleksionin e ri të veshjeve të markës së saj, Innamorata, të cilën ajo e ka dizajnuar.
Ajo në fotografi është paraqitur vetëm në topless, me një peshqir mbi kokë.
Emily, e cila është në lidhje me Jeff Magid që nga viti 2014, në një intervistë për Vogue, ka shpjeguar për jetën e saj në San Diego.
“Kur isha adoleshente, zakonisht kaloja ditën në kostume banje”, tha ajo.

