Aktuale

Emigrantët protestojnë në Serbi, kërkojnë hapjen e kufijve

Qindra emigrantë të bllokuar në Serbi, kanë organizuar një protestë duke u bërë thirrje vendeve të Evropës që të hapin kufijtë.

Duke mbajtur parrulla në duart, në temperatura të ulëta, ata janë mbledhur jashtë një depos doganorë në qendër të Beogradit, i cili vend për një kohë të gjatë ka qenë strehë e improvizuar për qindra emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani, transmeton arbresh.info.

Ahmed Osmani, emigrant nga Afganistani ka thënë se ata kërkojnë që të happen kufitjë, sepse sipas tij njerëzit janë duke u sëmurë nga gjendja në të cilën jetojnë.

Organiztat që u vijnë në ndihmë emigrantëve i kanë paralajmëruar autoritet e Serbisë për të shtuar kujdes mbi emigrantët për shkak të motit të ftohtë që ka mbërthyer Ballkanin që nga fillimi i janarit.

Rreth 7000 emigrantë të bllokuar në Serbi vazhdojnë të qëndrojnë në kampe të azilit, por ka edhe nga ata që flejnë nëpër parqe për shkak të moskrijimit të kushteve nga autoritetet serbe./Arbresh.info