Aktuale

Emërohet zëvendësministri i gjashtë i MPMS

Kryeministri Ramush Haradinaj deri tani ka emëruar dhjetëra zëvendësministra në qeverinë të cilin e drejton.

Besnik Berisha është zëvendësministri i radhës i Qeverisë Haradinaj.

Berisha me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj është caktuar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në qeverisjen e Haradinajt janë diku rreth 80 zëvendësministra.

Ndryshe në këtë ministri janë edhe pesë zëvendësministra të tjerë dhe Berisha është i gjashti me radhë./FaktePlus