Bujar Cakolli është emëruar zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë.
Cakolli është sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë dhe ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet e kësaj partie në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Cakolli nëpërmjet rrjetit social Facebook:
Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Falënderoj besimin e dhënë nga kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese.
Na prift e mbara!