Aktuale

Emërohen anëtarët e rinj të Bordit të Agjencisë së Akreditimit

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin prej 9 anëtarësh të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Sipas ministrit të Arsimit , Shyqyri Bytyqi, anëtarët e zgjedhur janë profesional dhe ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara, raporton lajmi.net.

Ai ka njoftuar se pjese e anëtarëve të bordit janë edhe tre ndërkombëtare.

Ndryshe, shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë që Kosova të përjashtohet nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).