Emergjencat civile bëjnë me dije për situatën e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit dhe masat e marra.
Si shkak i reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës dhe Shkodër që nisën mbrëmjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes së ndjeshme të temperaturave, çka ka sjellë edhe ngrica në rrugë, drejtuesit e mjeteve udhëzohen të përdorin zinxhirët në këto akse rrugore:
Fushe Arrez – Iballe
Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak
Qafe Mali – Fierze.
Bajram Curri – Valbone
Kukes – Qafe Shllak
Tunel i Kalimashit – Morine.
Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme këto segmente rrugore (vetëm me zinxhirë) nga dëbora dhe po punohet për hapjen e tyre:
Qafe Mali – Dardhe, në zonën e Pukës
Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe
Tamare – Vermosh
Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.
Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.
Prezence dëbore ka edhe në ‘Rrugën e Kombit’ ku punojnë borepastrueset qe prej mbremjes se kaluar.
Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.