Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë dhuron instrumente kirurgjikale Qendrës Emergjente të QKUK-së me vlerë prej 51,000 dollarë.
Ky donacion përmban 24 lloje të instrumenteve kirurgjikale (gjithsej 1910 copë) që do të përdoren në dhomat e kirurgjisë së Qendrës Emergjente. /KosovaPress/