Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, është nisur sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në ” Forumin e Ambasadoreve Femra” që nis punimet zyrtarisht në Dallas të Texas-it.
Me ftesë të themelueses së Komitetit të Ambasadoreve në Texas znj. Ingrid Harb, Ambasadorja Shala do të flas per vizionin e saj për Kosovën si një lidere e re femër, për fuqinë e femrës për të udhëhequr me shtetin dhe për ndryshimet që mund të sjellin femrat në botë.
Ambasadorja Shala pas përfundimit të forumit në Dallas, vizitën e saj do ta vazhdoj në Neë York ku do të zhvilloj takime në Konsulatën e Kosovës dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara. /KosovaPress/