Elita Rudi dhe Gjiko janë çift shumë i dashur për publikun.
Mbrëmë, moderatorja ka festuar ditëlindjen e 25-të, meqë rast gjatë gjithë ditës ishte befasuar me dhurata të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Por, ajo sot ka ndarë me ndjekësit dhuratën më të mirë që mori për ditëlindjen e saj të 25-të.
I dashuri i saj, Gjiko, i kishte propozuar asaj fejesë në momentin kur po festonin bashkë me familjarët e tyre.
Elita padyshim që i ka thënë “po”, ndërsa ka ndarë disa imazhe bashkë me ndjekësit, e në një prej tyre tregon edhe unazën që i dhuroi Gjiko. /Lajmi.net/