ShowBiz

Elita Rudi pozon plot stil nga pushimet në Vlorë

Elita Rudi po e shijon në maksimum verën.

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është duke e shijuar verën në maksimum, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk po i ndalon pushimet në vende bregdetare dhe së fundmi ka zgjedhur Vlorën.

Nga atje po ndan momente të këndshme pranë familjes e fotografi në të cilat shfaqet e veshur me plot stil.

“Vlora është shumë e bukur”, ka shkruar ajo pranë postimit të fundit.

Elita është e martuar me Gjikon dhe çifti janë prindër të një djali. Kujtojmë se së fundmi ka pasur zëra për një shtatzëni të dytë, e gjithë kjo bazuar në disa imazhe ku barku i saj dukej më i fryrë se normalisht./Lajmi.net/