ShowBiz

Elita dhe Gjiko prindër, publikojnë fotot e para pranë djalit

Elita Rudi dhe Gjiko mbrëmë janë bërë prindër për herë të parë.
Moderatorja Elita Rudi mbrëmë (e mërkurë) e ka sjell në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Zëri, shkruan lajmi.net.

Emocionet ajo i ka ndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku edhe i ka publikuar disa foto të djalit të sapolindur.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli🙏♥️ Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”, ka shkruar ajo pranë postimit në të cilin Elita dhe Gjiko janë fotografuar për herë të parë me djalin e tyre të sapolindur./Lajmi.net/