ShowBiz

Elinel publikon këngën e re dhe mahnitet nga dy të rinj (Video)

Këngëtari kosovar Elinel ka publikuar projektin e tij të ri. Bëhet fjalë për lansimin e videoklipit të këngës me titull “Qmos”.

Elinel gjithashtu ka publikuar një video në rrjetin social Instagram , ku shihen dy të rinj duke vallëzuar më këngën e tij më të re., transmeton KosovaPress.

Vallëzimi i tyre është i mrekullueshëm, dhe kjo e ka mahnitur edhe vetë këngëtarin ku ka thënë që po ti shihte më herët do ti përdorte për klipin e tij më të ri.

Elinel është i martuar dhe ka një vajzë, Sandra, e cila është 9 muajsh.