Shëndetësi

Eliminoni rrathët e zinj ndër sy me këtë recetë

Një recetë natyrale për personat që kanë problem me të rrathë të zinj është përdorimi i patates.

Patatja përmban komponent natyral që ndihmojnë lëkurën të ndriçohet duke eliminuar kështu rrathët e zinj dhe të ënjturit e syve.

Ajo çfarë duhet të bëni është të merrni dy patate dhe t’i shtrydhni lëngun. Mund t’i prisni në copëza dhe t’i vendosni poshtë syve gjithashtu, por më e preferueshme është nxjerrja e lëngut të patates dhe pastaj vendosja nën sy me pambuk.

Vendoseni pambukun në lëngun e patates dhe lëreni të zhytet mirë në të pastaj vendoseni në zonën problematike, sigurohuni që ta shpërndani në të gjithë zonën e prekur nga ky problem. Lëreni të qëndrojë për 15 ose 20 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Vazhdoni ta bënin këtë trajtim rregullisht dhe do të vëreni ndryshimin.