Aktuale

Elezi tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri të dielën vonë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ditë më parë ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se deri në dje vonë janë rinumëruar 310 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

“Sipas raportimit të fundit të ditës së diel, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo më shumë se gjysma e atyre që është vendosur të rinumërohen. Pra janë rinumëruar 58.60% e tyre”, ka thënë Elezi.

Ai tha se tani kanë mbetur edhe 210 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar në mënyrë që të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, e që marrë në tersi janë rreth 25 mijë./FaktePlus