Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve, aktualisht është duke vazhduar pranimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor nga komunat e Kosovës.
Deri më tani ky material i ndejshëm zgjedhor është pranuar nga një numër i madh i Komunave dhe procesi është duke vijuar normalisht.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (LQZ), Valmir Elezi.Ai në një deklaratë për Kosovapress, ka thënë se koha se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave është e përcaktuar me ligj dhe se sipas ligjit i bie se do të mbahet katër javë pas ditës së raundit të parë apo me 19 nëntor .
Sipas tij në QNR do të bëhet skanimi i listës së votuesve dhe pas kësaj do të fillohet më një proces tjetër siç është numërimi i votave me kusht, votave të cilat kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Puna e KQZ-së, sipas Elezit, tani është orientuar drejtë shpalljes së rezultateve përfundimtare e që kjo sipas tij, do të bëhet sa më të shpejtë që është e mundur.
Elezi i pyetur se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunave , ka thënë se ajo sipas ligjit i bie me 19 nëntor.
Ai beson se që pasi të kenë rezultatet përfundimtare KQZ-ja do të caktojë edhe kohën e mbajtjes së fushatës elektorale për subjektet politike të cilat do të jenë në garë për kryetar komune./KosovaPress/