Aktuale

Elbasan, vodhën një makinë, arrestohen dy persona

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për vjedhje.

Në prangat e uniformat blu të Elbasanit kanë përfunduar N.H, 18 vjeç banues në Elbasan si dhe G.SH, 15 vjeç, banues në Elbasan.

Dy persona e mësipërme, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi  më datë 22.08.2016, në Lagjen “5 Maji” dyshohet të kenë vjedhur një mjet në pronësi të A.D, 24 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni   134/2  i Kodit Penal.