Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Milano/Itali drejt Shqipërisë të një 24-vjeçari të dënuar për trafik droge.
Gjykata e Krimeve të Rënda, me vendimin Nr. 516, datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë për Flori HYSAJ, 24 vjeç, lindur në Fier “Arrest me burg “, për kryerjen e veprës penale, “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Shqiptar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /GazetaExpress/





















