Një 41-vjeçar i dënuar me 25-vite burg është ekstraduar nga Athina drejt Shqipërisë.
Sipas Interpol Adriatik Muharremi nga Saranda është dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprën penale të “Vjedhjes me armë“ në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën/Greqi, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Athinë, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.