Një shqiptar i dyshuar për vrasje të dyfishtë do të përballet me ekstradim në Shqipëri, pasi gjykata hodhi poshtë pretendimin e tij se jeta e tij është në rrezik për shkak të gjakmarrjes. Ai quhet Seliman Barçi dhe është 41 vjeç, transmeton KosovaPress.
Vendimi cilësohet si një fitore për autoritetet shqiptare, të cilat i kanë dërguar të dhënat e disa të dyshuarve të tjerë për ekstradim, pas dyshimeve se mund të ndodhen në Britani, shkruan The Times.
Tags:ekstradohet