Aktuale

Eksperti i zhytjes ia kthen të falat kryeministrit, ja çka i thotë

Eksperti i zhytjes Ismail Kosumi një ditë më vonë ia ka kthyer t ëfalat kryeministrit, duke thënë se as që donë të merret me të.

“Zoti Haradinaj as që du të merrem me të. Për ato që i thotë nuk kam asnjë koment. Thotë se nuk e njoh Ismail Kasumin. Por ka qenë Ismail Kasumi i cili për herë të parë kur është kthye nga lufta i ka dhënë mirënjohje. As që du me ndi për të”, ka thënë për Express Kasumi.

Tutje ai ka bërë të ditur se sot gjendet në vendin e ngjarjes si dhe po e vazhdon punën rreth gjetjes së policëve.

“Ne jemi duke u përgatitë që të hyjmë në ujë. Terreni është jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Uji është i shpejtë, i cekët. Shtrati i lumit është katastrofë i dëmtuar”, thotë Kasumi.

Për më tepër, dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë të fala zhytësit Kosumi, duke i thënë që të mos japë këshilla nga Prishtina. Të njëjtën gjë kryeministri e ka përsëritur edhe sot.

“I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro, e kish lutur mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, tha Haradinaj.

Policët e aksidentuar të shtunën kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc./Express/