Aktuale

Ekspertët e BE-së: Duhen edhe 4 javë për t’u pastruar rajonet e përmbytura

Eksperti holandez Piter Glum i cili udhëheq me ekipin e BE-së për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet që kapluan rajonin e Shkupit ka thënë se janë të nevojshme edhe tre deri në katër javë për të pastruar rajonet. Ai ka thënë se në këtë faze kjo është e pamundur të bëhet me mekanizëm dhe se është e nevojshme fuqi punëtore.

Sipas ekspertit, rajonet e vërshuara ende nuk janë plotësisht të sigurt nga vërshime të reja.

“Nuk është e sigurt sepse shirat mund të shkaktojnë vërshime për arsye se kanalet nuk janë pastruar”, tha Glerum i cili porositi personat që i takojnë kategorisë së njerëzve të rrezikuar të mos kthehen në rajonet e prekura nga vërshimet. /SHENJA/