Kida, Mozzik dhe Getinjo nuk kanë mundur të përfundojnë mbrëmjen e tyre muzikore në Podujevë.
GazetaExpress mëson se koncerti është ndërprerë pas një sulmi me koktej molotovi në lokalin ku po përformonin artistët.
Këtë e ka konfirmuar për GazetënExpress, komandanti i Policisë Rajonale të Podujevës, Bekim Bislimi.
“Mbrëmë rreth orës 21:20 minuta, në një lokal, ishte duke u mbajtur një koncert, ku nga disa persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy shishe koktej molotovi, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy qytetarë, ku menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Të shtëna me armë nuk ka pasur.”, tha Bislimi për Express.