Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është prishur, raporton Indeksonline.
Pas një takimi të gjatë me Isa Mustafën, Pacolli ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA.
Kjo prishje e koalicioni AKR-LDK i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse në vend.
Behgjet Pacolli ka thënë se e respekton tejmase kryeministrin në largim Isa Mustafa.
“Kryeministri më i sinqertë që ka pas ndonjëherë Kosova është Isa Mustafa. Kemi punuar shumë me Mustafën dhe i kemi kryer të gjitha obligimet”, ka thënë Pacolli duke shtuar se nga sot rrugët e tyre janë ndarë.
“Deputetët e AKR-së do të formojnë një grup të vetëm parlamentar”, ka thënë Pacolli pas takimit me kryeministrit Mustafa./Indeksonline/