Ekonomi

Ekonomia gjermane lëkundet, po vjen recesioni?

Jemi mësuar me një imazh të Gjermanisë këto vite: Ky vend ka bum ekonomik, të ardhurat nga tatimet rriten gjithmonë. Por kohët e fundit po shtohen shenjat se ekonomia gjermane po e humb hovin e viteve të fundit.

Disa herë në muajt e kaluar prognozat e rritjes ekonomike gjermane u korrigjuan për poshtë, indikatorë të rëndësishëm tregojnë po ashtu një tendencë rënieje, së fundmi mjaft qartë.

Në dhjetor, indeksi i ifos- një nga barometrat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane ra për të katërtën herë, madje ndjeshëm. Instituti Ekonomik i Mynihut, Ifo ka pyetur 9000 menaxherë se si e shohin gjendjen në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Kemi një sërë rreziqesh politike para nesh, duke filluar me grindjen tregtare SHBA-Kinë, Brexit-in, deficitin buxhetor italian, si edhe kthesën e Francës së fundmi nga reformat”, është shprehur kryekonomiste i LBBW, Bankës së Landit Baden-Württemberg, Uwe Burkert.

Edhe ekonomisti i bankës Deka, Andreas Scheuerle thotë se „në të njëjtën kohë shohim revizionimin e prognozave koniunkturore, po ashtu procesi i Brexit po bëhet gjithnjë e më kaotik. Kësaj i shtohen protestat në Francë në dhjetor, partneri i dytë më i madh tregtar i Gjermanisë.”

the authorBurbuqe Metolli