Rajon & Botë

Eklipsi i plotë diellor: Amerika e Jugut pret spektaklin nga qielli

Eklipsi i plotë diellor do të shihet në Amerikën e Jugut.

Është rradha e Amerikës së Jugut për të shijuar spektaklin e një eklipsi të plotë diellor , raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Kili dhe Argjentinë do të shohin hënën të kalojë drejtpërdrejt para diellit, duke e bllokuar dritën për vetëm pak minuta.

Do të jetë fundi i ditës, megjithatë, dhe kushdo me fat që të jetë në “rrugën e tërësisë”, do të shikojë ngjarjen afër horizontit.

Si gjithmonë, njerëzit janë të nxitur për t’u kujdesur gjatë një eklips. Shikimi në Diell mund të dëmtojë sytë.

Nevojitet mbrojtje e duhur, siç është përdorimi i syzeve diellore të miratuara. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli