Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) i Brigadës për Reagim të Shpejtë qëndroi në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”, ku edhe fituan medaljen e bronztë, raporton “zëri.info”.
Në këtë garë kanë marrë pjesë gjithsej 135 ekipe ku prej tyre 37 ishin ndërkombëtare.
Pas kësaj fitore të tyre ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai përmes një postimi ka shkruar se ndihet shumë krenar me këtë fitore të tyre.
“Shumë krenar! Përkundër një prej stuhive më të rënda që përfshiu zonën në Ëales ku u zhvillua gara, ekipi i FSK-së fitoi medaljen e bronztë në garë me 135 ekipe nga të cilat 37 ishin ndërkombëtare. Këta janë së shpejti djemtë e Ushtrisë së Kosovës!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”. /ZËRI