Aktuale

Ekipet e mjekësisë ligjore nisen drejt lumit Lepenc

Ekipet e mjekësisë ligjore janë nisur nga Prishtina në vendin ku para pak çastesh është gjetur trupi i pajetë i njërit ndër policët që u zhdukën të shtunën mbrëma pasi vetura e tyre u rrokullis në lum.

Arsim Gërxhaliu, ushtrues detyre i drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha për KALLXO.com se ekipet e mjekësisë ligjore janë nisur drejt lumit Lepenc sapo kanë marrë konfirmimin për gjetjen trupit të njërit nga policët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, agim Gashi, tha se trupi i pajetë është gjetur nga ekipet e kërkimit të FSK-së, në bashkëpunim me ekipin e Policisë.

“Trupi është gjetur nga pjesëtarët e FSK-së në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë”, tha Gashi.